JOQ Albania
Home

Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja çfarë po u bën kockave përdorimi i celularëve tek të rinjtë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/06/2019 21:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në epokën e mediave sociale dhe teknologjisë së zgjuar, njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke qëndruar me smartfonë ose tableta në duar.

Por, përdorimi i shtuar i këtyre pajisjeve po bën që në pjesën e prapme të kokës, të rinjve t’u shfaqen disa zgjatime kockash në formë “briri”.

I konsideruar si i rrallë kur u disktua për herë të parë në vitet 1800, tani fenomeni i zgjatimeve kockore mund të preket me dorë ose të dallohet tek personat pa flokë.

Këto lloj zgjatimesh, sipas studiuese, po zhvillohen më tepër tek të rinjtë. Kërkimet tregojnë se këto ndryshime të kockave janë më të pranishme tek personat e grup-moshës, 18-30 vjeç.

Mbi këtë fenomen u morën shkencëtarët në Universitetin e ‘Sunshine Coast’ në Queensland të Australisë.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka që u përkisnin njerëzve që varionin në moshën 18 deri në 86 vjeçare.

Autori drejtues i studimit, David Shahar u shpreh:

Kam 20 vjet që punoj si mjek dhe vetëm në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë po zbuloj që pacientët e mi kanë këtë lloj rritjeje në kafkë”.

Sipas Dr. Shahar, zgjatimi i kockave vjen si pasojë e kohës së madhe të shpenzuar me kokën poshtë gjatë përdorimit të celularëve.