JOQ Albania
Home

Nëse foshnja juaj i ka këto shenja, dërgojeni urgjentisht tek mjeku
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/06/2019 0:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapja në kohë e simptomave mund të parandaljë sëmundje të shumta, veçanërisht tek foshnjat.

Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të evitohen nëse simptomat kapen me kohë.

Mjekët bëjnë me dije se disa shenja, tregojnë se fëmija juaj mund të këtë probleme të rënda, ndaj këshillojnë të mos  i neglizhoni.

Më poshtë ju sjellim disa prej tyre.

Rritja e nishaneve

Nëse shihni ndonjë shenjë asimetrike, me ngjyrë të pazakonshme ose e madhe ose një nishan ekzistues që fillon të rritet, këto janë shenja se fëmijën tuaj duhet ta dërgoni tek ndonjë mjek.

Rënia e flokëve

Burimi i këtij problemi është, i fshehur brenda në trup. Arsyeja mund të jetë mungesa e vitaminave. Për ta gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme ta dërgoni fëmijën te ndonjë pediatër.

Ndryshim në sjellje dhe humor

Një rënie e papritur e oreksit, probleme me gjumë ose rënie në lëvizje janë arsye të rëndësishme për ta çuar tek mjeku.

Rritje të madhësisë së kokës

Nëse ndodh të rritet madhësia e kokës, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

Dëgjim i dobësuar

Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrsni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim. Kjo duhet të kontrollohet menjëherë tek ndonjë mjek.

Etje e vazhdueshme

Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.

Gërhimë të zhurmshme

Gërhima e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhima e zhurmshme mund të jetë tregues i probleme me frymëmarrje. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni.