JOQ Albania
Home

Publikoi fotot lakuriq dhe e ofenduan, aktorja shfaqet duke qarë në video: Ndihem e shpifur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/06/2019 9:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fillim të kësaj jave, disa hackera kërcënuan aktoren e njohur Bella Throne se do të publikonin disa foto të sikletshme të saj.

Mirëpo, kundrejt këtij kërcënimi të ulët ka reaguar vetë aktorja, e cila i ka publikuar fotot intime pa pasur asnjë problem, edhe pse nën jë video të bërë publike nga ajo, e reja duket e rënduar emocionalisht.

Teksa publikoi imazhet me pullë të kuqe, ajo shkruan:

Në djall vafsh ti dhe fuqia që mendon se ke mbi mua. Do të shkruaj për këtë në librin tim të ardhshëm”.

Shumë e duartrokitën për atë që bëri, por kishte dhe të tjerët që e fajësuan. Një ndër to ishte moderatorja e njohur, Whoopi Goldberg që u shpreh se ishte i gjithi i faji i Bellës.

Bella nuk mundi të mos reagonte, pasi komentet e ëhoopit e kishin lënduar dhe e kishin bërë të ndihej keq.

E përlotur në një video në Instagram, ajo u shpreh:

Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur, ëhoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë.”

Më pas, ajo tregoi që kishte në plan të shkonte pranë emisionit të saj për një intervistë, por nuk dëshiron të sulmohet nga në grup grash më të vjetra, për trupin dhe seksualitetin e saj.