JOQ Albania
Home

Nuk e bëri dot të tijën natën e parë të martesës, burri rreh keq nusen 20-vjeçare
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/06/2019 13:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e sapomartuar është dhunuar keq nga i shoqi sepse ai nuk mund të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Çifti nuk pati intimitet dhe jo sepse vajza e refuzoi, por sepse e kishte të pamundur për shkak të një problemi fizik.

20-vjeçarja nga Pakistani zbuloi atë natë se vagina e saj ishte vetëm 2 centimetra e gjatë, dhe kjo e bënte të pamundur kryerjen e marrëdhënieve me bashkëshortin.

Si pasojë e anomalisë, vajza e kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme dhe kjo e ‘xhindosi’ akoma më keq burrin e saj.

Sipas raportimeve ai e rrahu keq dhe më pas e dërgoi tek prindërit që ta kuronin.

Sipas mjekëve që e trajtuan, në Pakistan ekziston një stigmë shoqërore e lidhur me sterilitetin së bashku me bestytnitë dhe mitet rreth gjinisë.

Në këtë rast, e reja nuk kishte pasur kurrë menstruacione dhe kishte pasur dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut gjatë tre viteve të fundit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania