Jeta Osh Qef

Këto janë 8 gjërat që çmendin djemtë kur shikojnë një vajzë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 05.04.2016, 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

vajza seksiNëse mendoni se tualeti i rëndë u pëlqen meshkujve, e keni gabim. Një studim i fundit e hedh poshtë këtë. Meshkujt ju duan sa më thjeshtë, të grimoheni sa më pak dhe të dukeni sa më natyrale.

Nëse doni që në sytë e mashkullit tuaj të jeni e preferuara dhe vëmendja e tij të mos përqendrohet diku tjetër teksa ecni me të në rrugë, atëherë ndiqni këto hapa.

Jo make-up

Natyraliteti është ajo që djemtë pëlqejnë më shumë tek një femër, ndaj mos u lodhni vajza, mjafton një grim i lehtë.

Syzet

Që një djalë të çmendet pas jush, mjafton të gjeni syzet më të mira që i përshtaten fytyrës tuaj, kjo do t’i duket atij shumë seksi.

Fustanet pranverore

E kush nuk e pëlqen një vajzë që vesh fustan? Kjo veshje nxjerr në pah format e tyre trupore dhe i bën të duken më seksi.

Kapelet 

Nëse mbani kapele, atëherë do të ndiheni më të sigurta, sportive dhe komode me veten tuaj.

Flokët e kapura bisht

Flokët e gjata, baluket, bishti etj, janë të preferuarat e meshkujve, ndaj mundohuni të aplikoni, tani që është edhe nxehtë do t’ju ndihmojnë akoma më shumë.

Veshjet sportive dhe atletet

Sipas tyre femrat duken shumë bukur të veshura sportive, kjo i tregon ato më praktike dhe më të thjeshta.

Xhaketat e lëkurës

Meshkujt i kanë qejf femrat e sigurta në vetvete. Ndaj dhe për këtë arsye xhaketat e lëkurës të tregojnë shumë të sigurt dhe të pavarur. Mund të duket pak si diçka qesharake, por është e vërtetë.

Duan të shohin të veshur tek ju gjërat e tyre

Meshkujt vdesin të shohin femrat teksa veshin bluzat e tyre. Ndaj vajza guxoni ndonjëherë me gardërobën e çunave.