JOQ Albania
Home

Mjekët: Femrat që kanë këtë formë trupi janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/06/2019 0:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gratë që e kanë formën e trupit si “mollë” rrezikohen më shumë që të preken nga një formë vdekjeprurëse e kancerit të gjirit.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit.

Studimi i ri kinez tregon se lidhja mes obezitetit dhe kancerit të gjirit është shumë më komplekse seç është menduar më parë.

Ata zbuluan se gratë me indeks të lartë të masës trupore, ku matet masa dhjamore në lëkurë, janë më të rrezikuara që të kenë kancerin e gjirit ER + (receptorin pozitiv të estrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të influencohet nga estrogjeni, pasi hormoni mund të ngjitet tek antigjenet për të stimuluar rritjen e qelizave kancerogjene.

Pacientët zakonisht marrin tamoksifen, një ilaç që funksionon duke bllokuar oestrogjenin, i cili çon në zhvillimin e qelizave tumorale. Ndërsa ato me formë të trupit si dardhë janë më të predispozuar të kenë kancerin e gjirit ER (receptori negativ i estrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të trajtohet me ilaçet që bllokojnë këtë hormon.