JOQ Albania
Home

“Më vjen nga mbrapa dhe i ra xhamit me grusht”, djali nga Tirana tregon si e kanosi polici civil pas fyerjeve në rrugë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/06/2019 15:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë është përfshirë në një konflikt civil me një polic, në zonën e Pazarit të ri në Tiranë.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, djali tregon se për pak sa nuk pësoi aksident, ndërsa ka shkëmbyer ofendime me civilin.

Djali vendos që të anashkalojë situatën, por polici nuk e lë me kaq. Ai e ndjek djalin nga prapa dhe tek kryqëzimi tek ATSH-ja, i bie me grusht xhamit të makinës.

Mesazh dërguesi thotë se ka bërë denoncim për kanosje ndaj pronës dhe për fjalorin që polici civil përdori me të.

Ndër të tjera ai shprehet, se targën e makinës nuk e mban mend, ndërsa është i sigurtë që polici civil do të hakmerret në një mënyrë apo një tjetër.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendtje .. te lutem mund ta postoni por ananonim.. sot kisha nje konflik me sa pash me nje punonjes police por ishte i veshur civil .. arsyeja e konfliktit ishte sepse ne momentin qe un po kthehesha per te vazhduar rrugen time nga pazari i ri ky me futet perpara mir qe desh bem aksident por kur un vazhdova perpara dhe ne moment qe ishim tek rrethi pazarit te ri me afrohet dhe me thot pse shef ashtu e var turinjt .. dhe un i thash qe nuk vara turinjt fare i thash as nuk te pash por mba rradhen sic mbaj te gjith te tjeret .. dhe ky qe me thot ik mer k*r vazhdo andej dhe un qe ja kthej k*ri te hyt .. dhe ky me nje fjalor shpie shum te bukur ma ben mua hap krahun ngerkoh un 22 vjec ndersa ai 45vjec max mund te ishte .. per mos te len nam mes rruge .. i anashkalova te gjitha dhe me vjen nga mbrapa dhe i hap si sirena police .. me then te drejten u trrmba se duke qen polic ca mund te ishte ai cfare nuk sajojn vec te nxierrin inatin e vet … pasi ndalova ne semafor tek atsh-ja me vjen ne makin un mbylla siguresat dhe xhamat e makines dhe ky qe me vjen per te me hap deren dhe pasi i thash ik dhe nuk i dola .. i bie xhamit ne grusht… keto jan njerzit e shetetit pasi bera dhe nje denoncim ne polici por targen nuk ja mbej te sakt sepse u hutova dhe jam shum i sigurt qe ai me ka mbajt targen .. dhe ka per tme ber ndonje gje .. por ai ne rradh te par me ka ardh ne makinen time .. dhe tentovi per kanosje te prones private dhe pertje fjalorit qe perdori kundrejt meje .. keto qe sot kan dicka ne dor mos te harrojn qe bota eshte me rrota .. dhe zoti eshte i madh … kini kujdes njerez me keto persona .. mos prishni diten tuaj per njerez te pa shkoll dhe te pa eduakt .. te lutem anonim ..