JOQ Albania
Home

Operacioni në zemër e la me një shenjë në gjoks, babai bën gjestin prekës për djalin e sëmurë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/06/2019 20:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Martin Watts ka bërë gjithçka që djali i tij i vogël të mos ndihej keq për shenjën që kishte në gjoks pas operacionit në zemër.

Djali i tij 6-vjeçar, Joey ka lindur me një defekt shumë të rrallë në zemër dhe për këtë arsye iu nënshtrua një operacioni të rrezikshëm.

Më 23 maj, Joey iu nënshtrua një operacioni që zgjati tetë orë në Spitalin e Fëmijëve të Leeds për të zgjeruar një enë të ngushtë gjaku.

Mjekët i dhanë vogëlushit vetëm një në dhjetë shanse që t’i mbijetonte ndërhyrjes, dhe ai ia doli me sukses.

Pas operacionit, pacienti i vogël mbeti me një plagë 9 cm të gjatë në kraharor, por babai i tij u kujdes menjëherë që ai të mos ndihej si i veçuar.

Martin shkoi tek artisti i tatuazheve më i afërt që kishte dhe bëri në gjoksin e tij një tatuazh që dukej tamam si shenja në gjoksin e Joey, si dhe imazhin e rrahjeve të zemrës së tij.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania