JOQ Albania
Home

Krijohet vaksina kundër kancerit që “trajnon” trupin të vrasë tumoret, provohet fillimisht tek qentë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/06/2019 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vaksinë që mund të parandalojë ose ta vonojë kancerin tek qentë një ditë pritet të testohet edhe tek njerëzit.

Shkencëtarët po përgatisin një medikament që shpresohet se do të stërvitë sistemin imunitar që t’i njohë dhe t’i sulmojë qelizat kanceroze.

Ata kanë zgjedhur një pjesë të qelizave të kancerit tek të cilat qelizat imune, qelizat e bardha të gjakut, normalisht bashkëngjiten dhe të cilat kërkuesit besojnë se janë të zakonshme për lloje të ndryshme të kancerit.

Trajnimi i trupave për njohjen dhe sulmimin e këtyre qelizave do të thotë se qentë në këtë rast do të kenë një linjë shumë të hershme të mbrojtjes kundër tumoreve.

Dhe për shkak se kanceri tek qentë zhvillohet në mënyrë të ngjashme me njerëzit, dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ngjashëm mjedisorë, kjo vaksinë mund t’u jepet një ditë edhe njerëzve.

Vaksinat eksperimentale janë krijuar nga shkencëtarët tek Universiteti i Arizona-s dhe Kolorados dhe do të provohen tek 800 qen për të parë nëse ka shanse suksesi.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania