JOQ Albania
Home

Detaje të reja/ Kështu ndodhi aksident fatal në Lushnje ku humbi jetën 18-vjeçari
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/06/2019 8:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Lushnje.

Kujtojmë këtu se si pasojë e këtij aksidenti një person humbi jetën.

Sipas burimeve nga policia një mjet tip ‘’Benz’’ është përplasur me disa mjete në rrugë, duke i marrë jetën njërit prej pasagjerëve.

Mjeti tip ‘’Benz’’ drejtohej nga një 22-vjeçar me inicialet M.Sh. Në njoftimin e policisë shkruhet se 22-vjeçari është përplasur fillimisht me një “Benz” të drejtuar nga 31-vjeçari B. Sh. dhe më pas me një mjet tip “Jaguar” me drejtues 33-vjeçarin G.Q.

Në redakisnë e JOQ Albania një qytetar ka nisur disa foto, ku shikohet se një makinë ka përfunduar jashtë rruge.

Kurse inicialet e 18-vjeçarit që ka vdekur janë K. Sh., i cili udhëtonte në mjet me autorin e aksidentit.

Të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe e ditur bëhet se ata janë në spitalin e Lushjes nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh). Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’’