JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ Makina përplaset pas kamionit, në gjendje të rëndë shoferja
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/06/2019 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.

Mësohet se një mjet i tipit ‘’Smart’’ është përplasur pas një kamioni.

Bëhet e ditur edhe se drejtuesja e këtij mjeti është në gjendje të rëndë.

Ajo është sjellë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku dhe është në gjendje kritike.

Një qytetar ka nisur pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në redaksinë e JOQ Albania dhe siç shikohet përplasja ka qenë e rëndë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i vajzës së re që ka mbetur e plagosur rëndë.