JOQ Albania
Home

Ish e dashura e CR7: Po vdes nga disa insekte që më kanë hyrë në trup
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/06/2019 9:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Jasmine Lennard, është infektuar nga një sëmundje e çuditshme tropikale, ku parazitët hyjnë në trupin e pacientit dhe jetojnë aty për vite me radhë.

Ajo ka treguar se ka vënë re diçka të çuditshme në trupin e saj dhe ka shkuar tek mjekët.

Pasi i kanë bërë analiza dhe nuk kanë konstatuar diçka në pamje të parë, mjekët nuk e kanë besuar të renë se vuante nga ndonjë sëmundje.

Siç tregon Jasmine, ajo ka shkuar katër herë tek mjekët, por ata kanë menduar se vajza ka ndonjë problem me drogën apo me mendjen.

Mirëpo, problemi i saj ishte real dhe ishte në trup.

Jasmine shprehet:

Unë shkova në spital katër herë dhe u thashë mjekëve se insektet po gëlojnë në trupin tim.
Ata nuk më morën seriozisht, por më dërguan te një psikiatër pasi mendonin se ishte diçka e sajuar nga unë.
Katër herë ata injoruan gjithçka që u thashë dhe refuzuan të më trajtionin për shkak të pamjes sime të dobët dhe arritën në përfundim se unë kam një problem me drogën apo vuaja nga skizofrenia.
Në fund, doli që kisha të drejtë dhe se isha shumë e sëmurë. Nëse nuk vdes, unë do t’i padis të gjithë".