JOQ Albania
Home

Drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë, aksidenton 10- vjeçarin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/06/2019 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10- vjeçar ka ndodhur në lagjen nr 17 në qytetin e Durrësit.

Një 45- vjeçar i cili drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë ka përplasur të miturin me iniciale R.P., rreth 10 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak .Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit".