JOQ Albania
Home

Ndodhi edhe kjo/ Kufoma bie nga avioni në kopshtin e një shtëpie në Londër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/07/2019 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kufoma e një personi u rrëzua nga një avion i Kenya Airways, në kopshtin e një shtëpie në Londër.

Trupi i pajetë dyshohet të jetë i një klandestini, i cili u rrëzua në një shtëpi në Clapham, të Lambeth, në jug të Londrës. Si policia, edhe kompania ajrore e konfirmuan ngjarjen.

Avioni i linjës lidhte Nairobin, Kenia, me aeroportin ndërkombëtar anglez, Londra Heathrow.

Avioni kishte nëntë orë fluturim, para se të ulej të dielën në kryeqytetin anglez.

Dyshohet se klandestini ishte fshehur në pjesën e hapjes ilegalisht, ku me gjasë mendohet të ketë vdekur nga i ftohti.

Pikërisht teksa avioni po bëhej gati për ulje, duke hapur mekanizmat përkatës, kufoma u rrëzua në tokë.

Në avion pikërisht në vendin ku mendohet se ishte fshehur klandestini, u gjet një çantë me ujë dhe ushqim.

Trupi i pajetë u rrëzua, pasi piloti nisi procedurat e uljes duke hapur derën e karrelës.