JOQ Albania
Home

Te Milani gëzojnë për ardhjen e Hernandez, por ja si turpërohej ai dikur te Reali
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/07/2019 17:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Goditja e parë e Milanit në këtë merkato vere quhet, Theo Hernandez dhe vjen nga Real Madridi.

Mbrojtësi i majtë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në ambientet e klubit kuqezi dhe mund të quhet zyrtarisht një milanist.

Tifozët e Milanit janë shumë të entuziasmuar nga ky transferim dhe mezi presin ta shohin në fushë.

Gjithsesi, për të qenë me këmbë në tokë dhe mos zhgënjehen më vonë, ata duhet të shohin me patjetër videon e prezantimi të lojtarit francez kur Real Madrid e bleu nga Ateltico Madrid në vitin 2017, për 24 milionë euro.

Në “Bernabeu”, thuajse pa asnjë tifoz, Hernandez bëri një prezantim skandaloz, pasi nuk arriti as të kontrollonte topin dhe ta mbante disa herë me radhë pa i rënë në tokë. Milanistë, mos u gëzoni para kohe!

Ja pamjet: