JOQ Albania
Home

Hëngri hardhucën për shkak të një basti, 34-vjeçari pëson fundin tragjik
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 18:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë, i cili u detyrua të hante një hardhucë për shkak të një basti, ka ndërruar jetë pas 10 ditësh.

David Dowell, baba i tre fëmijëve, ishte në një festë për Krishtlindjet kur e konsumoi hardhucën e vogël. Një ditë më pas ai filloi të ndihej keq, por mendoi se ishte faji i alkoolit.

Simptomat filluan të përkeqësheshin me kalimin e ditëve derisa familja e tij e dërgoi me urgjencë në spital.

Thuhet se 10 ditë pas incidentit, 34-vjeçari ndërroi jetë pas shumë vuajtjesh dhe agonie.

Rezulton se David ishte infektuar me salmonela pas ngrënies së kafshës së vogël.

Tani që kanë kaluar 6 muaj nga vdekja e tij, familjarët thonë se Dowell praktikisht u ‘kalb’ nga brenda jashtë pas marrjes së infeksionit.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania