JOQ Albania
Home

Gjendet me anë të robotit trupi i pajetë i futbollistes shqiptare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/07/2019 18:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas 3 ditësh kërkime, futbollistja me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili është gjetur e pajetë në liqenin e Komos.

Ajo kishte shkuar për pushime me shoqen e saj dhe teksa ishte futur për t’u larë në liqen, nuk kishte arritur dot të dilte më e gjallë.

Pas shumë kërkimesh, autoritetet italiane kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të saj, jo shumë larg nga vendi ku 24-vjeçarja u zhyt.

Trupi i saj u gjend në thellë 204 metra thellësi nga roboti që ishte aktivizuar nga autoritetet emergjente italiane, për thellësi të madha.

Mediat zviceriane bëjnë me dije se trupi i futbollistet pasi u nxor u transportua në spitalin e St Ana, ku do të bëhet dhe autopsia.

Florijana Ismaili ishte një futbolliste me origjinë shqiptare, e cila aktivizohej me ekipin e Young Boys në Zvicër dhe luante me kombëtaren zviceriane, por tashmë ëndrra e saj u pre në mes.