JOQ Albania
Home

Paralajmërimi: Një valë ‘super parazitësh’ që nuk mund të zhduken me asgjë po krijohet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ‘specie’ e re super parazitësh po i lë pa gjumë prindërit në Australi.

Mesa duket, në këtë vend po rritet një lloj morri, i cili është bërë rezistent ndaj ilaçeve të përdorura zkonisht për ta larguar.

Kjo ‘valë’ super parazitësh mund të përhapet edhe nëpër vende të tjera të botës.

Duke mos gjetur zgjidhje tjetër, prindërit në Australi u janë drejtuar klinikave të specializuara në mënyrë që të shërojnë fëmijët e tyre nga parazitët.

Duke qenë se produktet e përdorura zakonisht nuk po funksionojnë, ekspertët u kanë thënë prindërve që t’i heqin qafe në mënyrë ‘manuale’.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania