JOQ Albania
Home

U lëshua gjatë dasmës në kujtim të vajzës së ndjerë, flutura qëndron në gishtin e babait gjatë gjithë ceremonisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 19:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fotografe ka kapur momentin prekës kur një flutur u ul në gishtin e një babai që po fliste për vajzën e tij të ndjerë.

Max Van Gorder, e humbi motrën e tij, e cila tashmë do të kishte qenë 29-vjeçe, në një aksident me makinë.

Kështu, ditën e tij të dasmës, ai vendosi që të bënte diçka në kujtim të saj.

Në ditën kur u martua me bashkëshorten e tij aktuale, Vanessa, çifti lëshuan disa flutura në mënyrë simbolike për të kujtuar vajzën e ndjerë.

Por, në vend që të largoheshin, fluturat qëndruan me pjesëtarët e familjes.

Madje, njëra prej tyre qëndroi në gishtin e babait të vajzës së ndjerë gjatë gjithë cereminisë.

Momenti prekës u kap në kamera nga fotografja e talentuar Jessica Manns, e cila i ndau imazhet edhe në faqen e saj në Facebook.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania