JOQ Albania
Home

Lojtari i ri i Juventusit mahnitet nga “Topi i Artë”: I vërtetë është ky?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/07/2019 22:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Adrien Rabiot është zyrtarisht lojtar i Juventusit dhe sot ai ka qenë i pranishëm në ambientet e klubit bardhezi.

Mesfushori francez ka hedhur firmën mbi kontratë dhe është prezantuar para gazetarëve në Itali.

Më pas, ka bërë një vizitë në muzeun e stadiumit torinez.

Një nga gjërat tek të cilat ai është ndalur më me shumë kuriozitet, ishte një stendë ku gjendej “Topi i Artë”.

Lojtari e pa me shumë interes dhe pastaj pyeti Pavel Nedved, i cili po e shoqëronte më këtë vizitë.

Teksa një moment e pyeti:

I vërteti është ky?”

Nedved ishte personi i duhur për të pyetur dhe ai konfirmoi gjithçka, duke treguar se trofeu ishte pikërisht ai që mishte marrë ylli cek në vitin 2003, kur kishte qenë pjesë e Juventusit.