JOQ Albania
Home

Pamje të trishta nga Shkodra, disa persona braktisin qenin me një thes të lidhur në kokë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 23:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonjë herë ne njerëzit përdorim fjalën “kafshë” për t’iu referuar dikujt që është duke bërë diçka çnjerëzore.

Por, si duket kjo duhet të rikonsiderohet pasi kafshët veprojnë me instinkt dhe nuk lëndojnë askënd me ndërgjegje të plotë.

Gjë që nuk mund ta themi për ne njerëzit. Qoftë kur bëhet fjalë për llojin tonë apo kur bëhet fjalë për kafshë që mund t’i nënshtrojmë, ne dimë të tregohemi mizorë dhe dhunshëm, pa ndonjë arsye konkrete.

Pikërisht për ‘kafshërinë’ e disa njerëzve është ankuar një qytetar, i cili na ka dërguar disa foto nga Shkodra.

Në pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ Albania duket një qen, i lënë në cep të një trotuari, ndërsa në kokë ka një thes të lidhur.

Nuk dihet se pse personat e panjohur ia kanë lidhur kafshës së gjorë thesin në fytyrë dhe e kanë braktisur.

Mesazhi i dërguar:

Shikojeni qfar behet ne Shkodër. Disa persona sjellin nje qen te lidhur me thes ne kokë , e leshojne ne toke dhe largohen. Sonte ne oren 21:30 ne Shkoder lagjen partizane te komisariati i policise."