JOQ Albania
Home

Shkatërron jo vetëm mushkëritë, si po ju merr duhani dritën e syve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 8:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shumtë janë njerëzit që kanë krijuar varësi nga konsumi i duhanit dhe nuk shkëputen dot prej tij, mirëpo, ajo që ndoshta nuk dini është se veç dëmtimit të mushkërvie, pirja e duhanit mund të shkaktojë edhe verbëri.

Të paktën ky është paralajmërimi i specialistëve, të cilët, bazuar në një sondazh të realizuar në Britaninë e Madhe, tregojnë se pavarësisht nga lidhja e qartë, vetëm një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri.

Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësit, thotë RNIB.

Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë një numër dëmtimesh në sy.

Si mund t’i dëmtojë sytë pirja e duhanit?

Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.

Për shembull, metalet e rënda, të tilla si plumbi dhe bakri, mund të mblidhen në lente dhe të çojnë në kataraktë.

Pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit (retina).

Duhanpirësit kanë rreth tri herë më shumë gjasa për të marrë degjenerimin makular të lidhur me moshën, një gjendje që ndikon në pamjen qendrore të një personi, që do të thotë se ata humbasin aftësinë e tyre për të parë detaje të bukura.