JOQ Albania
Home

Brazili shumë i fortë për Argjentinën, fiton dhe kualifikohet në finale
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 9:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brazili ka undur Argjentinën me rezultatin 2-0 dhe ka siguruar finalen e Copa America duke treguar qëndron shumë më lart se të kaltërit.

Protagonistët kryesorë e këtij triumfi për Brazilin kanë qenë Gabriel Zhezus dge Roberto Firmino, autorë të golave dhe asistues për njëri-tjetrin.

Në minutën e 19-të të sfidës, Gabriel Zhesus, ishte ai që zhbllokoi rezultatin dhe çoi “peshë” zemrat e tifozëve.

Argjentina u mundua por, pa rezultat dhe në pjesën  e dytë ne minutën e 71-të, Firminjo vulosi çdo gjë në këtë sfidë, duke shënuar të dytin.

Argjentina del sërish e turpëruar dhe sërish një shans tjetër i humbur për Messin, që të fitonte një trofe me kombëtaren e tij.

Tashmë Brazili do të presë fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Kili- Peru, për të mësuar kundërshtarin në finale.