JOQ Albania
Home

E mohuan gjithë kohën, Jonida dhe Romeo puthen në buzë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/07/2019 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mohuan dhe u munduan për një kohë shumë të gjatë të fshinin lidhjen e tyre, por më në fund, si gjithë të tjerët, edhe ata u dorëzuan.

E kemi fjalën për Jonida Maliqin dhe Romeo Veshajn, të cilët janë në një lidhje dashurie prej pak kohësh.

U kapën disa herë mat, por Jonida ndihej në siklet të fliste për të dashurin e saj të ri, deri sa ai e ftoi në emision.

Në shkëmbim batute e sipër, teksa Jonida duhet t’i japë Romeos një puthje në faqe, ai e puth shkarazi tek cepi i buzës.

Ajo “pritet” fare dhe mundohet ta kalojë situatën me një buzëqeshje të lehtë, por çfarë u pa, u pa e u mësua nga të gjithë.

Ndoshta Romeos i është kthyer në instikt puthja e të dashurës në buzë, e kjo do të ketë qenë edhe shkaktarja e krijimit të kësaj situate që i nxori zbuluar të dy.