JOQ Albania
Home

39 vjeç dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet, Emre i habit të gjithë me ekipin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori legjendar i Turqisë, Emre Belozoglu  nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur pavarësisht se ka shumë vite mbi supe.

Tashmë, një 39-vjeçar, ai është larguar nga Basaksehiri dhe është rikthyer te klubi i Fenerbahçes.

Me Basakseirin, Emre shënoi 15 gola dhe realizoi 20 asiste në 128 ndeshje.

Në të kaluarën e tij mesfushori turk është aktivizuar me Galatasarain, Interin, Njukastëllin, Fenerbahçen dhe Atletikon e Madridit.

Kjo do të jetë aventura e 3-të në karrierë e 39-vjeçarit me Fenerbahçen, pasi më herët është aktivizuar në sezonet 2008-2012 si dhe 2013-2015.

Si duket, futbollisti shtatshkurtër, ka ende fuqi…