JOQ Albania
Home

Grizman u largua, ja me kë e zëvendëson Atletiko Madridi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 15:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atletiko Madridi  po mendon për zëvendësuesin e Antuan Grizman i cili u largua nga klubi madrilen këtë merkato vere.

Mediat spanjolle raportojnë se vështrimi është hedhur te Aleksandër Lakazet i Arsenalit.

Në fakt, spanjollët janë pranë transferimit të talentit Zhoao Feliks, megjithatë kjo nuk i pengon për të hedhur grepat te Arsenali.

Sulmuesi i topçinjve edhe këtë sezon ka justifikuar paraqitjet e tij me gola, por nuk i është përgjigjur pjesa tjetër e skuadrës.

Londinezët e përfunduan sezonin jashtë 4 vendeve të para, duke mbetur jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa dështuan edhe në finalen e Ligës së Europës.

Arsye të cilat kanë bërë që francezi të mendojë për një lëvizje, pse jo për të mos e marrë ai vendin e patriotit të tij te Atletiko Madrid.