JOQ Albania
Home

Bayerni fiksohet me “yllin” e Juventusit, ofron 60 mln euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është vetëm Juventusi aktiv në merkato, pasi shumë ekipe të njohura europiane, po tentojnë t’i "grabisin" ndonjë futbollist kampionëve të Italisë.

Njëri prej tyre është edhe Bayerni i Mynihut i cili është fiksuar me mbrojtësin, Kanselo.

Bavarezët duket se po rinovojnë mbrojtjen teksa kanë ofruar deri më tani dy kampionë bote si Lukas Hernandez dhe Pavard.

Megjithatë, për të blinduar edhe krahun e djathtë po mendojnë për Kanselon. Rekordmenët gjermanë kanë përgatitur një ofertë prej 60 milionë euro, për të kënaqur pretendimet e Juventusit.

Tashmë, topi është në fushën e bardhezinjve, teksa edhe vetë lojtari portugez ka për të thënë të tijën nëse dëshiron një aventurë në Bundesliga.