JOQ Albania
Home

Studimi: Pas ndarjes, partnerët zgjedhin të lidhen me persona që u kujtojnë ish-in
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/07/2019 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumica e njerëzve vazhdojnë të zgjedhin persona me të njëjtat karakteristika ndarje pas ndarjeje.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët në Universitetin e Torontos të cilët kanë kryer së fundmi një studim.

Autori kryesor i studimit, Yoobin Park, u shpreh:

Ndodh shpesh që pasi një marrëdhënie merr fund, njerëzit ia atribuojnë ndarjen ish partnerëve dhe personaliteteve të tyre. Kështu, ata vendosin që të dalin me njerëz të tjerë."

Por, sipas studimit, ekziston një tendencë, që pas ndarjes ish partnerët fillojnë të dalin me njerëz që kanë personalitete të ngjashme me ata që janë ndarë.

Për të realizuar këtë studim, janë pyetur 332 persona rreth partnerëve të tyre aktualë dhe atyre që kanë pasur në të shkuarën.

Kështu, mos u habisni nëse e gjeni veten duke ‘dalë’ me të njëjtin person, edhe pse pa e kuptuar fare.