JOQ Albania
Home

Lukaku vetëm një hap pranë Interit, zbulohet rroga faraonike që i është ofruar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ardhmja e Romelu Lukakut duket se do jetë te interi dhe kjo sa vjen dhe bëhet më e sigurt.

Sot u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Interit dhe sulmuesit belg, të cilët u takuan për të diskutuar lidhur me këtë transferim.

Lajmi konfirmohet nga specialisti i merkatos në Itali, Xhanluka Di Marcio, i cili raporton se agjenti i Lukakut, Federiko Pastorelo, ishte në zyrat e Interit, për të dëgjuar propozimin e zikaltërve.

Shifrat e këtij operacioni janë të larta.

Rroga e lojtarit përllogaritet në 6.5 milionë euro në sezon, dhe duhen edhe 70 milionë të tjera në dorë për Junajtid.

Dëshira e sulmuesit është të largohet nga Anglia dhe të jetë një nga pikat kyçe të formacionit të Kontes, ndaj transferimi duket shumë pranë.