JOQ Albania
Home

Gati për të pushtuar botën, buburrecat po bëhen gjithnjë e më rezistentë ndaj insekticideve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/07/2019 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Buburrecat janë bërë më rezistentë ndaj insekticideve, duke i bërë ata "pothuajse të pamundura për t’u vrarë" vetëm me kimikate.

Një studim i ri i botuar në revistën shkencore Scientific Reports ka zbuluar se buburrecat gjermanë, speciet më të zakonshme të insekteve në botë, kanë zhvilluar rezistencë të tërthortë ndaj një numri të insekticideve.

Gjatë testimit gjashtëmujor, kërkuesit nuk mundën që të reduktonin numrin e këtyre insekteve edhe kur përdorën një kombinim zakonisht vdekjeprurës të insekticideve.

Në fokus të studimit ka qenë Blattella germanica L, një nga llojet e buburrecave më të zakonshëm.

Pra, buburrecat po zhvillojnë rezistencë ndaj një numri të shumtë insekticidesh në të njëjtën kohë dhe kjo pritet ta bëjë kontrollin e këtyre dëmtuesve pothuajse të pamundur vetëm me kimikate.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania