JOQ Albania
Home

Vazhdojnë planet për Libofshën, Egla Harxhi: Do e bëjmë si Ibiza, ja miliarderët që po na ndihmojnë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/07/2019 11:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Egla Harxhi dhe fotografi Alexander de Basseville janë kthyer në një nga dyshet, dikur treshe, më të komentuara pas planeve ‘futuristike’ për Libofshën dhe jo vetëm.

Sa i përket asaj që ata e quajnë Principata e Libofshës, Egla ka thënë se së shpejti do ta kthejnë këtë zonë në Ibiza dhe se për këtë plan shumë miqtë të tyre miliarderë po i ndihmojnë.

Ajo është shprehur:

Shumë miq tanë miliarderë, të cilët sot, mbas një pasurimi kolosal, po i bëjnë pyetjen vetes se ku po shkojmë si shoqëri, ata vetë i janë kthyer një stili jetese ku nuk besojnë më te konsumi eksesiv që po shkatërron planetin. Ata janë gati të ndjekin Alexander symbyllazi në këtë projekt sepse vërtet besojnë te vizioni që ai ka. Kur ka shkuar për herë të parë në Ibiza për të investuar, ishte një ishull që nuk kishte asgjë sepse në atë kohë vendi ku të gjithë shkonin ishte Saint Tropez. Askush nuk kishte besim tek Ibiza. Por shikoni Ibiza-n sot. Kur dëgjoj nga miqtë e tij që e kanë ndjekur për vite, të njëjtën gjë ka bërë në; Tulum, Goa, Bali, Punta del Este.”

Më tej, Harxhi thotë se në Libofshë mund të sjellin edhe luanë apo specie të cilat janë në zhdukje sot.

Më tej ajo tregon:

..Shumë prej tyre kanë propozuar të sjellin në Libofshë madje dhe luanë ose specie, të cilat janë në zhdukje sot, dhe plani është që të krijohet një rezervë natyrore me varietete speciesh të florës dhe faunës për t’i mbrojtur. Ne do të vendosemi brenda këtij viti atje në një vend që nuk do e bëjmë publik, për momentin. Kjo kohë deri tani ka qenë periudhë përgatitore, studimi, analizimi dhe strukturimi. Tani jemi gati për aksion!”