JOQ Albania
Home

Në kërkim të Championsit, si mund të duket Juventusi në drejtimin e Sarrit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/07/2019 15:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Italiani la Londrën pas fitimi të Europa League me Chelsean, për të filluar një aventurë të re në Torino. Analistët kanë filluar që tani të hedhin hipoteza të ndryshme, sesi do të duket Juventusi në drejtimin e Sarrit.

Së fundi bardh e zinjtë kanë mbyllur transferimet e Ramsey nga Arsenal dhe Rabiot nga PSG, që do të jenë një vlerë e shtuar. Ndërkohë pritet që të kthehet edhe Higuain, duke qenë se aventura e tij tek Chelsea nuk shkoi ashtu siç duhet.

Gjithashtu bardh e zinjtë po provojnë gjithçka për të sjellë në Torino edhe talentin e Ajax, Matthijs de Ligt. Sipas Talksport, Juventusi i Sarrit mund të rreshtohet në 4-3-3. Këtë formacion Sarri e aplikoi edhe tek Chelsea.

Me një mbrojtje me katër dhe një mesfushë mbrojtëse, Sami Khedira pritet të vendoset përpara Ramsey ose Rabiot, që do të kenë partner Pjanic. Ndërsa sulmi do të përbëhet nga treshja Ronaldo, Dybala, Higuain, në varësi të atyre që do të qëndrojnë në ekip dhe që do të largohen.

Problemi më i madh për Sarrin do të jetë sulmi, duke qenë se gjërat për Dybalan nuk kanë shkuar mirë, që pas afrimit të Ronaldos në ekip. Ronaldo sezonin e shkuar ka luajtur edhe në qendër, por edhe nga krahët, ndërsa pritet me kuriozitet si do ta përdorë Sarri në fushë.

Burimi: Talksport|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania