JOQ Albania
Home

Me sytë nga Anglia, Milan gati të sakrifikojë Andre Silvën për mesfushorin e talentuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/07/2019 8:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka nisur punën fuqishëm për të përforcuar skuadrën për ekipin e ardhshëm.

Pasi ka mbyllur gjithçka për Bennacer, kuq e zinjtë kanë hedhur sytë të Ruben Neves.

Portugezi 22-vjeçar aktualisht luan me skuadrën e Wolverhampton në kampionatin anglez.

Këto të fundit e vlerësojnë portugezin jo më pak se 45 milion euro.

Milan është duke punuar në fshehtësi për transferimin e portugezit, sëbashku me menaxherin e tij, Jorge Mendes.

Në marrëveshje Milan do të përfshijë edhe Andre Silvën.

Pavarësisht se mund të pëlqehet nga trajneri i ri Giampaolo, Silva mund të jetë sakrifica e Milan për të arritur te Neves.

Ndërkohë kuq e zinjtë e vlerësojnë Andre Silvën 30 milion euro.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania