JOQ Albania
Home

Iu rrëmbeu lojtarin, Liverpooli padit në FIFA Igli Taren dhe Lazion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 9:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio kreu para disa ditësh një tjetër goditje në merkato. Me parametra zero nga Liverpooli erdhi sulmuesi 20 vjeçar i krahut të djathtë, Bobby Adekanye, i cili përfaqëson moshat e Holandës, por që ka lindur në Ibadan të Nigerisë.

Megjithatë, së fundmi ka dalë një problem. Siç raporton “London Evening Standard”, ekipi anglez është ankuar në FIFA, për shkeljen e rregullave ndërkombëtare për transferimet, të shkelura nga Lazio.

Lazio pagoi vetëm një shumë të vogël prej 270 mijë paundësh, por ata janë tashmë nën akuzë për faktin se kanë kontaktuar lojtarin 20-vjeçar para kohës së lejuar.

Rregulli i FIFA-s, e ndalon një klub të huaj që të kontaktojë një lojtar poshtë 23-vjeç, edhe nëse kanë mbetur të paktën 6 muaj kontratë.

E në fakt, ai që e ka bindur lojtarin ka qenë pikërisht Igli Tare, por tek Lazio janë të sigurt që kanë kryer çdo gjë sipas rregullave. Sidoqoftë, duhet pritur nëse për shqiptarin do hapet një hetim për këtë çështje apo jo.