JOQ Albania
Home

700 burra e gra ‘vërshojnë’ në Angli, hap dyert festivali më i madh i seksit në Evropë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një festival ‘sekret’ seksi, që tërheq më shumë se 700 ‘qeflinj festash’ ka nisur për këtë vit në një fshat me bukuri natyrore të quajtur Genteel Worcester.

Pjesëmarrësit në këtë event janë të ndarë në kategori si ‘gratë e nxehta’, ‘demat’ dhe ‘njëbrirëshat’, të gjitha këto kategori janë emëruar në mënyrë figurative sigurisht.

Swingfields, që e mban veten si festivali i parë i këtij lloji në Britaninë e Madhe, është vendosur në një zonë piktoreske dhe për të shkuar aty duhet kaluar nëpër një rrugë disi të rrezikshme.

Personat që po marrin pjesë kanë paguar rreth 415 paund për një qëndrim tre ditor, që përfshin një tendë luksoze, dy shtretër si dhe ngrohje dhe ndriçim të siguruar nga energjia diellore.

Më shumë se 70 makina dhe furgona kaluan përmes rrugës të vështirë në në orët e para të hapjes së djeshme.

Sa u përket ndarjeve, “gratë e nxehta’ janë gra të martuara që janë të hapura ndaj marrëdhënieve seksuale me meshkuj të tjerë, ndërsa ata që quhen ‘bare back’ pranojnë që të kryejnë marrëdhënie pa përdorur masa mbrojtëse.

‘Demat’ janë burra, të martuar ose beqarë, që e mbajnë veten si të ‘pajisur mirë’ dhe janë në kërkim të eksperiencave seksuale.

Dhe së fundmi ‘njëbrirëshat’, janë gra ose vajza beqare. E mbajnë këtë emër sepse janë aq të rralla sa janë parë vetëm shumë pak prej tyre.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania