JOQ Albania
Home

Federer takon tenisten adoleshente që po mahnit në Wimbledon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 12:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tenistja 15-vjeçare, Cori Gauff, po i mahnit të gjithë me paraqitjet e saj dhe duket se ajo do jetë e ardhmja e këtij sporti.

Së fundmi, e reja është kualifikuar për në raundin e tretë të grand slam të Wimbledon duke bërë ndeshje perfekte.

Mediat kanë kapur një moment interesant kur Roger Federer, rastësisht është takuar me adoleshenten amerikane në mjediset e Wimbledon.

Gauff ka marrë përgëzimet e një prej ikonave të tenisit, Roger Federer.

Ai iu drejtua:

Urime, suksese në ndeshjen tjetër, të luash mirë”.

Sportistja ka mbetur e mahnitur nga takimi me idhullin e saj, ndërsa mediat e raportojnë këtë takim, si dorëzim stafetash.