JOQ Albania
Home

Shqetësonte fqinjët me këngën e mëngjesit, gjeli përfundon në gjykatë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 12:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjel me emrin Maurice ka përfunduar në gjyq pasi bënte atë që di ta bëjë më mirë, këndonte herët në mëngjes.

Por, disa fqinjë të irrituar në në ishullin francez të Oleronit e kanë paditur dhe ai tashmë ndodhet në në mes të një beteje gjyqësore.

Gjithsesi, të paktën, Maurice ka mbështetjen e gjithë fshatit banorët e të cilit kanë dalë në protesta për ta mbrojtur.

Vetë gjeli nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort, të pranishëm nuk ishin as personat që e akuzojnë.

Këta të fundit raportohet të jenë një çift të moshuarish që ankohen se kënga e gjelit u prish gjumin në mëngjes.

Fansat e Mauriceu mblodhën para gjykatës e mes tyre edhe një pulë e quajtur Pompadur dhe një gjel gjigant i quajtur Zhan Rene.

E zonja e gjelit, Corinne Fesseau u shreh për CNN se çifti i të moshuarve është ankuar fillimisht në prill të vitit 2017, duke i thënë që ta bëjë Maurice të rrijë urtë.

Fesseau, e cila jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por kjo metodë ka qenë pa rezultat.