JOQ Albania
Home

Godet Interi, firmos për 3 vite me super talentin francez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi vazhdon merkaton dhe goditja më e re e klubit zikaltër është një lojtar i së ardhmes. Bëhet fjalë për mesfushorin francez, Lusien Agume.

Pasi kreu me sukeses vizitat mjekësore javën e kaluar, ditën e sotme mesfushori nënshkroi kontratën.

17-vjeçari nënshkroi një kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me zikaltërit deri në verën e vitit 2022.

Në sezonin e fundit me Sosho, në Ligën e dytë franceze, lojtari zhvilloi 16 ndeshje, në të cilat tregoi përformanca të shkëlqyera.

Prej kohësh emri i tij, lidhej me një transferim të mundshëm tek Interi, dhe tani ka ardhur zyrtarizimi.

Shpesh në Francë, mesfushori është konsideruar si një Pogba i ri dhe te Interi besojnë se kanë firmosur me lojtarin e së ardhmes.