JOQ Albania
Home

27-vjeçarja tregon sekretin: Çfarë bëj unë që fitoj 10 herë më shumë se Kryeministri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/07/2019 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Abigail Ratchford fiton 10 herë më shumë se Kryeministri, duke postuar thjesht foto në rrjetet sociale.

27 vjeçarja bën 720 mijë paund në vit falë fotove në Instagram dhe Snapchat.

Ajo gjithashtu fiton mbi 1 milion paund nga shitjet e fotove që bëhen pjesë e kalendareve të ndryshme, ndërsa Theresa May dhe pasuesi i saj, paguhen vetëm 150402 paund dhe drejtojnë gjithë shtetin.

Abigail tani do të përdorë eksperiencën e saj të inkurajojë edhe të tjerët të përdorin rrjetet sociale dhe llogaritë e tyre për të bërë para.

Ajo tregon:

Ia atribuoj suksesin tim këmbënguljes, besimit 100% në vetëvete, kreativitetit, mënyrës se si i trajtoj të tjerët me të cilët punoj dhe faktit që nuk trishtohm edhe kur dështoj”.

Abigail thotë se nuk e kishte në plan të bëhej modele, por fotoshuti i saj i parë, i cili ishte aksidental, e çoi drejt rrugës së suksesit dhe ofertave të shumta.

Vajza shton më tej:

Nisa duke krijuar audiencën time të ndjekësve dhe pas kësaj kuptova se mund të bëja shumë para duke punuar me brande të ndryshme. Ofertat që më vinin, po më bënin gjithmonë e më të pasur. U bëra e njohur dhe po “gjuhesha” nga kompanitë”.

Shumë shpejt, revista, përfshirë edhe Esquire, Maxim, Playboy dhe Sports Illustrated, donin ta fotografonin.

Vajza nga një fshat i vogël në Scarnton, Pensilvani dhe motër e 6 vëllezërve e motrave, u zhvendos në Los Angeles në vitin 2014, për të vijuar karrierën e saj.

Ajo u shfaq në kopertina të ndryshme si dhe punoi në programe televizive në TMZ dhe E! Network.

Ndërkaq, Abigail investoi fuqishëm në rritjen e ndjekësve në Instagram dhe Snapchat.

Aktualisht ajo ka mbi 9 milionë ndjekës në Instagram dhe miliona persona që i shikojnë story-t në Snapchat.

Teksa thotë se është një CEO, 27 vjeçarja i bënë paratë dhe shton pasurinë duke marrë para nga kompanitë të cilave u bën reklamat në rrjetet sociale.

Ajo shton:

Kam kontrata të majme me Ignite dhe Fashion Nova. Paguhem çdo muaj. Kam gjithashtu aplikacionin tim, ku njerëzit duhet të paguajnë qaë të regjistrohen, në mënyrë që të aksesojnë përmbajtje të veçanta”.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania