JOQ Albania
Home

Albi Nako thyen heshtjen/ Thanë se Albën nuk ia pranuan të shtëpisë, ai rrëfehet pas ndarjes: Ishte qesharake…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/07/2019 19:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit është përfolur shumë ndarja e koreografit Albi Nako me balerinën Alba Hoxha, lidhje që këta të fundit nuk e pranuan asnjëherë publikisht.

Ajo që ngjalli dyshime ishte fakti që dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Koreografi i njohur reagoi me anë të një story në profilin e tij në Instagram ku shkruante:

Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët.”

Ai ka folur në lidhje me marrëdhënien me të i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”.

Koreografi u shpreh:

Me Albën kemi një raport korrekt profesional dhe miqësor. Lajmet që kam lexuar në portalet ishin të bazuara mbi atë çfarë panë në ‘Instagram’. Por që të mos ndiqeshim më në ‘Insta’ ishte një pakt që ne e bëmë bashk që të mos i merrnim fansat njëri tjetrit.Pastaj pjesa e prindërve ishte qesharake. Unë jam i rritur mjaftueshëm për të vendosur vetë në të tilla situata. Di të them që ne të dy jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon po njësoj.”