JOQ Albania
Home

Lëpiu një akullore, vajza rrezikon të dënohet me 20 vjet burg
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë, e cila u filmua duke lëpirë një akullore rrezikon të përfundojë në bug.

Në një video që u bë virale në rrjet, duket një vajzë e cila lëpin një tas me akullore dhe më pas e vë prap në frigoriferin e marketit ku ndodhej e më pas largohet.

Pas shpërndarjes së videos policia tashmë ka njoftuar se vajza në foto është një e mitur nga San Antonio.

Incidenti është filmuar tek hipermarketi Walmart.

Zyrtarët e Departamentit të Policisë Lufkin refuzuan që të publikonin emrin e vajzës për shkak të moshës, por shtuan se nuk planifikojnë që ta dënojnë si një të rritur.

Nëse autoritet i ngrenë akuzat me të njëjtat rregulla që zbatohen për të rriturit, vajza mund të dënohet deri në 20 vite burg.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania