JOQ Albania
Home

Bënte sikur ishte rastësi, 25-vjeçari përdor aplikacionin e njohur për të gjurmuar ish të dashurën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/07/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçar përdorte Snapchat-in për të gjurmuar ish të dashurën e tij dhe më pas t’i dilte përpara ‘rastësisht’.

Craig Scattergood nga Bournemouth, Dorset përdorte tiparin e diskutuar të vendndodhjes në Snapchat dhe e ndiqte ishi e tij pothuajse kudo.

Ish e dashura, Millie Searle u shpreh para autoriteteve se, prej veprimeve të tij, ajo kishte filluar të ndihej e intimiduar dhe në ankth.

Scattergood paraqitej tek puna e 23-vjeçares natën vonë, ose edhe ‘qëllonte’ të ishte në të njëjtat vende publike ku ajo ndodhej.

Hartat në Snapchat janë prezantuar në qershor të vitit 2017 dhe u lejojnë përdoruesve që të ndajnë vendndodhjen me miqtë e tyre.

Scattergood tashmë ka marrë një urdhër ndalimi dhe nuk i lejohet që më t’i afrohet vajzës.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania