JOQ Albania
Home

Çmenduri në ndeshjen e Milanit me ekipin shqiptar, bileta kushton 155 euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 12:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani zbarkon në Kosovë. Më 10 gusht, kuqezinjtë do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin.

Organizatori i ndeshjes, Milan – Ferronikeli, Agron Selimi ka dhënë detaje të reja për këtë ndeshje.

Selimi, në një lidhje direkte në RTV Dukagjini me gazetarin Ndrec Gjonaj, ka thënë se organizimi i këtyre ndeshjeve të mëdha ka mjaft vështirësi.

Ai ka thënë se çmimet e biletave janë paksa të larta por duhet pasur parasysh peshën që ka klubi Ac Milan.

Çmimi i biletave do të shkojë nga 35 euro deri në 155 euro dhe do të shiten online.

Ai u shpreh:

Biletat fillojnë që nga 35 euro, pastaj ka 50 euro, 85, 115 dhe 155 euro që është më e larta në zonën VIP. Ato shiten vetëm online dhe jo në mënyrë tjetër”.