JOQ Albania
Home

Berisha largohet nga Atalanta dhe bashkohet me ekipin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Etrit Berisha ka gjetur zyrtarisht ekip të ri. Gardiani i kombëtares shqiptare është larguar nga Atalanta dhe është prezantuar te skuadra e tij e re.

Ai ka nënshkruar me skuadrën e SPAL, e cila gjithashtu luan në Serinë A.

Klubi italian ishte serioz dhe arriti të bindte klubin nga Bergamo për shërbimet e shqiptarit.

Berisha ka kaluar te SPAL në formë huazimi me detyrim blerje.

Berisha në të shkuarën është aktivizuar te Kalmar në Suedi, për t’u transferuar më pas te Lacio në Serie A.

Tashmë, Berisha do të mbrojë kuadratin e Spalit, teksa do të jetë titullar me skuadrën e re.

Palët kishin nisur bisedimet prej ditësh, megjithatë zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur në ditën e sotme.