JOQ Albania
Home

‘’Në fund të fusin dhe një të tallur’’/ Vajza shqiptare zhgënjehet keq pasi merr sandalet që kishte porositur online
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/07/2019 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me lindjen e internetit dhe zhvillimin e tij gjithçka ndryshoi. Pjesë e këtyre ndryshimeve u bë edhe mënyra se si njerëzit shesin dhe blejnë.

Vitet e fundit janë përhapur shumë faqet, ku njerëzit mund të porosisin produkte të ndryshme dhe më pas porosia u shkon në vendin, ku ata duan. E thënë ndryshe është zhvilluar blerja online.

Por shpesh herë ka ndodhur që disa persona të mashtrohen nga faqe të ndryshe në “Instagram’’ të cilat zakonisht reklamojnë veshje ose aksesorë të ndryshëm.

I tillë është edhe rasti i një vajze, e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania. Ajo tregon se kishte porositur një palë sandale në një faqen në ‘’Instagram’’. Deri këtu gjithçka ishte mirë, por kur vajza ka marrë sandalet ka parë se ato nuk ishin aspak si në foto dhe se madje ishin edhe të dëmtuara.

Po ashtu vajza ka treguar se kur ka kërkuar t’i ndërrojë personat që administrojnë faqen janë tallur me të.

Ajo ka nisur disa foto, ku shikohet biseda që ka bërë me personat që administrojnë faqen.

Mesazhi i plotë:

Ppershendetje JOQ! Bleva nje pal kepuc mir qe nuk kishin lidhje me foton por ishin dhe te prishura. Dhe aq me teper qe i komunikojm per nderrim kundrejt dhe te nje pagese shtes  vetem ti nderroj .ne fund te fusin dhe nje te tallur.’’