JOQ Albania
Home

Sfida e tapës së shishes po i tërbon të gjithë, Arildi nga Shqipëria ia del si Jason Statham
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/07/2019 20:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto sfidat e internetit duket se nuk do të mbarojnë kurrë, e më mirë kështu pasi të paktën shikojmë gjëra interesante dhe situata nga më të ndryshmet.

Nëse Ice Bucket Challenge bëri namin e përfshiu edhe politikanë, Kiki Challenge nuk la njeri pa nxjerrë nga makina e pa kërcyer.

Këtë herë ka qenë aktori Jason Statham ai që i ka dhënë edhe më shumë famë sfidës së radhës, Bottle Challenge.

Për çfarë bëhet fjalë?

Për një shishe, tapën e së cilës duhet ta mbyllni dhe më pas ta qëlloni me këmbë duke hequr kështu tapën.

Nuk është aspak e lehtë dhe nuk kanë qenë të shumtë kanë qenë ata që e kanë realizuar me sukses.

Ndër fitimtarët është edhe Arild Xhindoli, një i ri shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Itali.

Në një video të publikuar nga ai në rrjete sociale, e cila është bërë virale, i riu shqiptar duket teksa qëllon në ambientet e një palestre, shishen dhe arrin në pikën e duhur që të heqë tapën e saj.

Nganjë vështrim në Instagram i profilit të të riut shqiptar vihet re trupi i formuar mirë dhe fotot e shumta në palestër, të cilat ndoshta e kanë ndihmuar për të arritur me sukses këtë sfidë që po i çmend të gjithë.