JOQ Albania
Home

‘Çmendet’ blerësja, bën gargarë me larësin e gojës dhe e kthen sërish brenda shishes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/07/2019 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas videos së famshme me një të mitur që lëpinte akulloren e dhe e kthente sërish në frigorifer, një tjetër video shqetësuese po qarkullon në internet.

Pamjet janë filmuar në një hipermarket ndërsa një blerëse përdor një produkt dhe e kthen sërish në vend.

Bameron Nicole Smith shihet teksa ec drejt produkteve, merr një nga larësit e gojës, bën gargarë dhe më pas e derdh sërish në shishe.

Më pas, ajo e vendos sërish produktin tek rafti.

Pasie e ka provuar dezinfektuesin e gojës, ajo thotë:

Mmm, e mirë, më aromë menteje dhe e freskët..”

Videoja është shpërndarë të premten dhe deri më tani ka marrë më shumë se 15.6 milionë shikime.

Shumë persona në Reddit janë shprehur të revoltuar se ajo që ka bërë Smith është krim dhe për këtë duhet ndëshkuar.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania