JOQ Albania
Home

Duke tundur të pasmet/ Rezarta “harbohet” në mes të Tiranës, Ermal Hoxha e filmon
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/07/2019 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, duket se po e shijon në maksimum daljen nga burgu të bashkëshorti të saj, Ermal Hoxha.

Një gjë e tillë vërtetohet edhe në rrjetet sociale, ku çifti i njohur i showbizzit shqiptar, i kanë bërë dedikime romantike e surpriza njëri-tjetrit.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video tepër provokuese për ndjekësit, në InstaStory.

Në videon e filmuar në sheshin Nënë Tereza në kryeqytetit, Rezarta shihet me një shishe Corona në dorë, me kurriz të zbuluar, duke tundur të pasmet nën ritmet e muzikës.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Ermali, e filmon atë, duke e shijuar "spektaklin" që e shoqja dhuron përpara tij.

Bashkangjitur videos në Instagram, Rezarta shkruan:

Kur Ermal Hoxha të fton për një kafe të qetë familjare.”