JOQ Albania
Home

Totti i madh, pret në radhë për të marrë pjatën me sallatë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/07/2019 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një foto e futbollistit italian Francesco Totti është duke qarkulluar me shpejtësi në mediat italiane.

Në të duket ylli i futbollit, teksa pret në radhë për të marrë ushqim në një nga restorantet në anë të plazhit, ku duket se ka shkuar të pushojë.

Gazetarja Maria Latella, e cila ka realizuar foton dhe e ka publikuar më pas atë në Twitter, shkruan:

Diferenca mes një futbollisti të madh dhe një futbollisti të madh që është edhe një person i edukuar. Francesco Totti në radhë për të marrë sallatën me oriz".

Totti duket se ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në bregdetin italian, bashkë me të shoqen.

Çifti është fotografuar shpesh edhe në momente normale të ditës së tyre, pa tualet, të sapo dalë nga uji i detit dhe sërish duken shumë mirë.

Burimi: TG Com|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania