JOQ Albania
Home

Balotelli i ngre nervat Salvinit me budallallëkun e radhës: Do ta kisha arrestuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/07/2019 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti italian Mario Balotelli vuri 2000 euro bast me një mikun e tij, që ky i fundit të hidhej me scooterin e tij në det.

Përtej denoncimit, futbollisti tashmë duhet të përballet me kritika të shumta që vijnë nga bota e futbollit dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Ky i fundit ka dënuar ashpër gjestin e Balotellit.

Salvini tha se do ta kishte arrestuar Balotellin. Sipas tij ky veprim i jep një imazh të keq Italisë.

Balotelli tashmë përveçse akuzohet për shkelje të rregullave ambientale, duhet edhe të merret me Salvinin, i cili nuk i humb raste të tilla për të lëshuar deklarata të forta.

Salvini u shpreh:

Unë do ta kisha arrestuar. Çfarë imazhi i japim Italisë në botë, nëse në qytetet tona një futbollist i pasur i ofron të parit që gjen në rrugë 2 mijë euro nëse hedh motorrin në ujë, dhe ky i fundit e hedh me të vërtetë.

Burimi: Itasportpress|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania